Një kolonë me mjete ushtarake të ushtrisë ruse ka qenë objekt i bombardimit të Mbrojtjes ushtarake të Ukrainës të cilët i kanë goditur falë koordinatave të dhëna nga qytetarët ukrainas.
Diplomati ukrainas dhe ish-amabsadori i Ukrainës në Austri ka publikuar pamje të ushtrisë ruse në flakë teksa ka shkruar se ukrainasit me telefonat e tyre celularë po ua dërgojnë koordinatat ushtrisë ukrainase se ku ndodhen rusët.
“Kudo që ushtria ruse vjen aty janë ukrainasit me telefona celularë duke ua dërguar koordinatat ushtrisë së Ukrainës. Mund të ikin por s’mund të fshehën”, ka shkruar ai.
Wherever #RussianArmy comes – there are Ukrainians with mobile phones there, submitting their coordinates to the army.
They can run, but they can’t hide – literally. #StandWithUkraine #putinisfailing pic.twitter.com/I8oXH6LtPG— olexander scherba?? (@olex_scherba) March 8, 2022
Një tjetër llogari në Twitter që merret me lokacionet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës ka postuar poashtu fotografi nga vendi ku mjetet ushtarake ruse goditen nga ushtria ukrainase./Express
Rosyjska technika pod obstrzałem artylerii. pic.twitter.com/8LjRZGa4dC
— Kruku (@KrukuOne) March 7, 2022