Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke ngrirë asetet e 32 zyrtarëve dhe oligarkëve rusë dhe bjellorusë, shkruan CNN
Në një konferencë për shtyp të martën, kryesekretari i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno tha se veprimi i Japonisë vjen pasi Rusia po intensifikon sulmin e saj ndaj Ukrainës, me Bjellorusinë që është përfshirë qartazi.
Ministria e Financave të Japonisë tha se sanksionet synojnë 20 rusë, duke përfshirë Zëvendës Shefin e Shtabit të administratës së Presidentit Vladimir Putin, Zëvendëskryetarët e Parlamentit dhe kreun e Republikës Çeçene.
Sanksionet synojnë gjithashtu drejtues të kompanive si Transneft, Wagner dhe Volga Group. Sanksionet përfshijnë 12 zyrtarë dhe biznesmenë të qeverisë bjelloruse, duke përfshirë Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar, Viktor Lukashenko dhe 12 organizata në Rusi dhe Bjellorusi.
/abcnews.al