Dhjetë persona janë vrarë nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Sumy të hënën, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES) në Ukrainë. Sipas një zyrtari ukrainas, në mesin e viktimave janë raportuar edhe dy fëmijë, shkruan BBC
Dmytro Zhyvytsky postoi një video në Facebook pas orës 23:00, ndërkohë që avionët luftarakë rusë sulmuan qytetin verilindor.
“Fatkeqësisht, mes të vrarëve ka edhe fëmijë”, tha Zhyvytsky.
“Po vriten fëmijë, nuk do ta falim kurrë këtë!” përfundoi ai.
/abcnews.al