Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar mbrëmjen e sotme pas humbjes në 6 bashki të vendit ka kërkuar të ngrihet një komision që ta çojë PD drejt zgjedhjeve të brendshme.
“Te ngrihet nje komision qe ta çoje PD ne zgjedhje”, ka thënë ai. Jo vetëm Gjekmarkaj, por kanë qenë një numër deputetësh që i kanë kërkuar Bashës zgjedhje të reja brenda PD.
PD ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, e kryesuar nga PD dhe “Shtëpia e Lirisë”.
/abcnews.al


