Rezoluta për Ukrainën, Berisha: Mos na ndërprisni diskutimet, vetëm Rama nuk ka probleme me Rusinë

schedule18:10 - 7 Mars, 2022

schedule 18:10 - 7 Mars, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës kanë dalë kundër kërkesës së bërë nga kreu i grupit parlamenatr të PS-së Taulant Balla dhe ai i PD-së, Enkeled Alibeaj që të ulnin numrin e diskutantëve dhe të miratonin sa më parë rezolutën për Ukrainën.

Berisha tha se kjo është një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për të mos lejuar deputetët të flasin për një çështje sensitive.

Ndërkohë që ka bërë publike një video të momentit kur kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë.

‘Kjo që ndodh këtu është një marrëveshje për të hequr fjalën e të tjerëve. Ne denoncojmë këtu agresionin, kurse ai thotë se nuk kemi asnjë problem me Rusinë’, tha Berisha./ Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!