Mbyllet numërimi më Durrës, kandidatja e PS zyrtarizon fitoren

schedule14:38 - 7 Mars, 2022

schedule 14:38 - 7 Mars, 2022

Është mbyllur numërimi i votave për bashkinë e Durrësit. Edhe kjo bashki është fituar nga Partia Socialiste.

Kandidatja e PS, Emrijana Sako ka marrë 39090 vota, ose 58.46 %. Në vend të dytë renditet, Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka marrë 19844 vota ose 29.68 %.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti ka marrë 7928 vota ose 11.86 %.

Partia Socialiste ka fituar pesë bashki, ndërsa Bardh Spahia nga “Shtëpia e Lirisë” po udhëheq bindshëm në Shkodër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!