Rusët vijojnë sulmet mbi civilët, pamjet nga bombardimet në Ukrainë

schedule10:12 - 7 Mars, 2022

schedule 10:12 - 7 Mars, 2022

Imazhet e reja të publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë shkallën e dëmtimit në qytetet kryesore, teksa Rusia vijon sulmin e saj të paprovokuar.

Qyteti jugor i Mykolaiv u godit nga disa raketa të hënën në mëngjes, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Facebook.

Një tjetër imazh tregon brendësinë e banesës së rrënuar. Qyteti verilindor i Kharkiv-it gjithashtu pësoi bombardime të shtunën dhe të dielën në mbrëmje, tha Policia Kombëtare e Ukrainës në një deklaratë në Facebook.

/abcnews.al