Protestë e mjekëve në Shkodër dhe në Durrës

schedule09:45 - 12 Mars, 2019

schedule 09:45 - 12 Mars, 2019

Protesta të mjekëve pati edhe në Shkodër e në Durrës. Ata kërkojnë jo thjeshtë të mbrohen, por edhe rritje të pagave, ndërkohë që nesër të tjera protesta do të ketë.

Duan të mbrohen edhe të mos shikohen si e keqja në këtë vend. Mjekët në Shkodër protestuan për afro një orë. Ata kërkojnë dënime të ashpra për dhunuesit. Në Shkodër janë regjistruar dy raste të renda të agresionit ndaj mjekëve.

Protestë pati edhe në Durrës. Mjekët aty besojnë se dhuna ndaj tyre nuk është më rast, por është kthyer në fenomen. Përveç kësaj, ata i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë kushte pune dhe rritje pagash.

Të mërkurën protesta të mjekëve do të ketë edhe në spitale të tjera të vendit. Bluzat e bardha në të gjithë vendin do të dalin me kërkesa të përbashkëta të përpiluar në një dokument zyrtar.

Shqetësimi i mjekëve u rrit pas shtimit të rasteve të dhunës dhe akuzave ndaj tyre. Rasti më i rëndë ishte ai i mjekut në Lezhë, i cili përfundoi në spital në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!