Dj PM dhe Dj Dagz janë dy nga djemtë më të preferuar të momentit. Pas daljes së “Big Brother VIP”, dyshja u bën edhe më të famshëm, duke fituar shumë fansa.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, ata i dhanë njëri-tjetrit edhe një premtim për realizimin e një tatuazhi të njëjtë.
Së fundmi, të ftuar në “Why not”, dyshja e mbajtën fjalën dhe realizuan live në emisionet tatuazhet.
“I’ts PM to the DAGZ noë ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, kanë shkruar ata në krahë, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në këngët e tyre.
Projekti muzikor i fundit që ata realizuan është në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që titullohet “Hana”. Kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe po dëgjohet kudo pafund./abcnews.al