Kevin De Bruyne është një nga lojtarët kryesorë të Manchester City, i cili me paraqitjet e tij ka arritur të ndihmojë skuadrën të fitojë edhe trofe të rëndësishëm.
Nesë shumë skuadra dhe lojtarë dëshirojnë të mbajnë në duar edhe trofeun e shumë lakmuar të Champions League, lojtari belg nuk i përket kësaj kategorie.
Sipas “Daily Mail” fantazisti i citizenëve, preferon kampionatin përpara suksesit evropian.
“Nëse do më duhej të zgjidhja mes fitimit të Champions League dhe Premier League, sigurisht që do të zgjidhja titullin kampion. Të fitosh Premier League do të thotë se ke stabilitet dhe qëndrueshmëri, pasi lojtarët duhet të tregojnë nivel të lartë gjatë gjithë sezonit.
Në Champions është e rëndësishme të luash mirë, por ndonjëherë është më shumë një lotari sesa një kampionat kombëtar. Ka legjenda të futbollit që nuk e kanë fituar kurrë Championsin.
Në fund të karrierës time unë nuk do të kthej kokën pas për të parë se çfarë nuk kam fituar. Të gjithë duan të fitojnë sa më shumë trofe, por trofeu i radhës nuk përcakton se çfarë ke arritur në karrierën tënde.
Kur je sportist, të dhemb sa herë humb. Por ndonjëherë është mirë të rijetosh momentet që të lëndojnë. Në jetë nuk mund të shkojnë gjithmonë mire gjërat. Nuk funksionon kështu“, deklaroi ylli i Manchester City. /f.a/abcnews.al