Armëpushimi i përkohshëm, 400 persona janë evakuar deri më tani nga Ukraina

schedule15:26 - 5 Mars, 2022

schedule 15:26 - 5 Mars, 2022

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm 400 njerëz janë evakuar nga Volnovakha dhe vendbanimet përreth gjatë armëpushimit jetëshkurtër. Plani fillestar ishte evakuimi i më shumë se 15,000 civilëve nga rajoni gjatë armëpushimit të përkohshëm, i cili filloi në orën 09:00, shkruan BBC

“Megjithëse qëllimi ynë ishte evakuimi i më shumë personave, ne nuk arritëm dot të përmbushim atë që kishim synuar sepse rusët filluan të bombardojnë Volnovakha pa mëshirë dhe evakuimi i banorëve u bë i pamundur.”

Zyrtarët ukrainas njoftuan që edhe evakuimi në Mariupol ishte pezulluar për shkak të shkeljes së armëpushimit.

/abcnews.al