Ekspertiza e kryer në dy armët e gjetura të groposura në Lalm lukaj të Lezhës, fshati ku në prill të vitit 2020 mbeten të vrarë rapsodi Kol Murrani dhe shoku i tij Preng Simonituar, ka provuar se ato anë përdorur për ekzekutimin e dy viktimave.
Sipas informacioneve pas ekzaminimeve të realizuara në laboratorin shkencor, është provuar se armët janë përdorur nga dy persona të ndryshëm.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje i arrestuar me 11 shkurt të këtij viti, në shtëpinë e tij, Edmond Perdoda ka pranuar autorësinë dhe ishte ky i fundit që pasi u arrestua nga policia tregoi edhe vendin ku fshiheshin armët.
LEXO EDHE: Bashkë me vëllanë ekzekutuan rapsodin e njohur e mikun e tij, kush është i arrestuari nga RENEA
Ndërsa nga ana tjetër ai që është arrestuar që në fillim për ekzekutimin e dyfishtë vëllai i tij, Aleksandër Perdoda, nuk e ka pranuar në asnjë moment krimin duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Tashmë hetuesit duhet të kryejnë të tjera hetime për të identifikuar personin e dytë që mund të jetë përfshirë në vrasje. Kol Murrani dhe Preng Simoni u vranë në rrethana ende të paqarta ndërsa kishin shkuar mengjesin e 27 prillit në fshatin e tyre të lindjes në Lalm Lukaj të Njësisë Administrative Kolsh në Lezhë, vendi edhe ku u gjetën të vdekur.
Ndërkohë kujtojmë se viktimat u gjetën të pajetë 5 orë më vonë nga djali i rapsodit që kishte dalë në fshat pasi babai nuk i përgjigjej më në telefon. Nuk dihen ende rrethanat e plota të këtij krimi të dyfishtë./abcnews.al