Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” boksierit shkodran Nelson Hysa, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Bajreve të Shkodrës. Arrestimi i boksierit të njohur u bë mëngjesin e së shtunës në vijim të operacionit të koduar me emrin “OAZ”. Krimet e Rënda i kishin caktuar masën arrest me burg në mungesë Hyses, pasi sportisti ishte shpallur në kërkim që në shtator të 2018-së, kohë kur nisi operacioni OAZ që çoi në arrestimin e 11 personave, si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Boksieri Nelson Hysa dyshohet për kryerjen e veprave penale “pjesemarrje ne organizate kriminale, “Kryerje e veprave penale si pjesë e organizatës kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Paracaktim i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror. Grupi kriminal i Bajreve të Shkodrës po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një sëre veprash penale, të kryera kryesisht në qytetin e Shkodrës. “Bajrat” po hetohen edhe për trafikim të lëndëve narkotike./abcnews.al
Arrest me burg boskierit Nelson Hysi, i arrestuar si pjesë e grupit të “Bajrave”
schedule13:13 - 11 Mars, 2019
schedule 13:13 - 11 Mars, 2019