Lufta në Ukrainë, banori i Mariupol: Dëgjoj bombardime çdo tre minuta

schedule11:56 - 5 Mars, 2022

schedule 11:56 - 5 Mars, 2022

Një nga banorët e qytetit të Mariupolit, tha për BBC-në se dëgjon zhurma të bombardimeve çdo 3 minuta, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që supozohej të fillonte në orën 11:00.

“Tani për tani ndodhem në Mariupol. Dëgjoj bombardime çdo tre deri në pesë minuta,” tha Alexander, një inxhinier 44-vjeçar.

“Krijimi i korridoreve humanitare nuk funksionoi. Në rrugët e qytetit mund të shohësh makina të njerëzve që u përpoqën të largoheshin dhe më pas u kthyen”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!