Derbi Tirana-Partizani, trajnerët zgjedhin “luftëtarët” që mund t’iu besojnë fitoren

schedule11:05 - 5 Mars, 2022

schedule 11:05 - 5 Mars, 2022

Në “Air Albania” ora 19:45 e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Një derbi që do të jetë i luftuar deri në sekondat e fundit, me skuadrat që do të kërkojnë të vendosin diktatin e tyre.

Spektakli do të jetë i garantuar edhe në shkallët e stadiumit ku dy tifozeritë më të “zjarrta” do të dhurojnë emocione të vërteta në mbështetje të skuadrave të tyre.

Formacionet janë një element i rëndësishëm dhe te Tirana do vijojnë njëlloj si kundër Teutës. Edhe te Partizani pritshmëritë janë të njëjta, por trajneri Mehmeti e ka një dilemë për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi bardheblutë janë goxha të shpejtë nga krahët.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovksi, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner:  Orges Shehi

Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Rrapaj, Mala, Kallaku, Cara, Stenio Junior, Skuka. Trajner:  Dritan Mehmeti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!