Një djalë pesë vjeçar ka humbur jetën në një spital në Ukrainë vetëm disa ditë pasi motra dhe prindërit e tij u qëlluan për vdekje nga trupat ruse. Sipas raportimeve, Semyon po udhëtonte në një makinë me familjen e tij ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Kievi kur u sulmuan.
Një grup rus hapi zjarr ndaj automjetit, sipas nënkryetarit të bashkisë së Kievit, duke i vrarë kështu vogëlushit motrën 10-vjeçare, Polina dhe prindërit, Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya.
Semyon u dërgua në Spitalin e Fëmijëve Okhmatdyt, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra. Motra tjetër e Semyon, ndodhet në gjendje kritike në një spital tjetër, pa e ditur se e gjithë familja e saj nuk jeton më.
Motra tjetër e Semyon, ndodhet në gjendje kritike në një spital tjetër, pa e ditur se e gjithë familja e saj nuk jeton më. Polina është fëmija e parë, viktimë e luftës, që identifikohet ndërkohë që Ukraina raporton se mbi 2,000 janë vrarë që nga nisja e pushtimit. /abcnews.al/