Lufta vijon, rusët dhe ukrainasit do të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve

schedule16:31 - 4 Mars, 2022

schedule 16:31 - 4 Mars, 2022

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të si pasojë e pushtimit të urdhëruar nga Moska.

“Raundi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Raundi i parë i bisedimeve nuk pati rezultat. Në takimin e dytë mes zyrtarëve, Rusia ra dakord për nevojën për armëpushim të përkohshëm në korridoret humanitare për të lejuar civilët të shpëtojnë nga luftimet. Por Ukraina tha se ky rezultat nuk ishte ai që priste.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më parë presidentit rus Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!