Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Armand Dukën

schedule10:57 - 4 Mars, 2022

schedule 10:57 - 4 Mars, 2022

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit,  Armand Dukës, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, Ardian Haçit dhe sekretarin e FSHF-së  Ilir Shulkun.

Sipas gazetarit të ABC News, Ermal Vija, asnjëri nga të tre të pezulluarit nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Duka, Haçi dhe Shulku janë pezulluar për shkak të akuzave për falsifikim dokumentash. Avokati ka thënë  se një person politik nuk duhet të marrë pjesë në sport.

/abcnews.al