Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi i ftuar në ‘log.’ të gazetarit Endri Xhafo në Abc, ka komentuar fushatën zgjedhore por dhe atë se çfarë demokratët presin në 6 Mars.
Koduzi theksoi se ajo që ka parë në këtë fushatë është se qytetarët janë më të interesuar për problemet e tyre se për pëplasjen politike brenda PD, e cialt sipas tij është në nivelet e larta.
Ai theksoi se gjithë fushata e kandidatëve demokratë është e fokusuar tek evidentimi i problemeve të qytetarëve dhe tek zgjidhja e tyre sapo të marrin manddatin për drejtimin e Bashkive pas 6 Marsit.
‘Problemi brenda PD-së është një gjë që ekziston, por është në nivele të larta se sa është në hallet e demokratëve poshtë. Ata shkojnë në takime si në takim me kandidatit e PD edhe ata që shkojnë në takimet e kandidatit të LSI dhe PDK kanë hallet e tregut të Lushnjes, kanë hallin e njësisë administrative, pra këto janë hallet e qytetarëve poshtë, asnjë nuk do të dijë hallet e Berishës, Bashës apo Ramës. Kjo fushatë ka hallet e qytetarëve’, tha Koduzi.
Më tej ai shtoi se këto zgjedhje nuk janë në të njëjtat kushte si ato të mëparshmet, dhe kjo ndikohet nga një sërë faktoresh të cilat nuk lidhen vetëm me problemet në PD, por edhe me qasjen politike që presidenti Ilir Meta ka bërë, duke përmendur rastin e Bashkisë së Shkodrës, ku zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë janë shumë të vonuara. /abcnews.al/