Mosfunksionimi i semaforëve, autobusi urban përplaset me një makinë (Video)

schedule10:56 - 10 Mars, 2019

schedule 10:56 - 10 Mars, 2019

Një autobus urban u përfshi në një aksident me një autoveturë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06 e 20 minuta të së dielës, ndërsa të lënduar mbetën dy vajza që ishin në mjetin tip “Citroen C3”.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të semaforit të kryqëzimit së “21 Dhjetorit”, ku vetëm pak metra më tej ndodhet edhe godina e Komisariatit nr. 2 të policisë.

Pas aksidentit, autobusi i linjës Vaqarr-Uzina Dinamo ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë. Asnjë nga pasagjerët që ndodheshin brenda në mjetin e transportit publik nuk u lëndua, teksa dëmet materiale ishin të konsiderueshme në të dy mjetet./abcnews.al