Rindërtimi, Ahmetaj dhe Sako inspektojnë përfundimin e punimeve në lagjen e re të Manzës

schedule16:01 - 3 Mars, 2022

schedule 16:01 - 3 Mars, 2022

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, inspektuan sot përfundimin e punimeve në lagjen e re të Manzës, ku janë ndërtuar 9 blloqe banimi me rreth 230 apartamente, të cilat në ditët në vijim do t’i shpërndahen banorëve, sipas shortit të organizuar.

“Kjo është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje e re sot, tregon se ai premtim që bëmë dy vite me parë, është bërë realitet”– tha Ahmetaj.

“Në qytetin e Durrësit ka mbaruar një numër i madh pallatesh, rikonstruksion dhe ndërhyrje strukturore. Në krye të 7-8 muajve s’do kemi asnjë shenjë të tërmetit në territorin e Durrësit”, sjtoi zv/kryeministri.

Në zonën e Manzës vijon puna edhe për 236 banesa individuale, ndërsa 140 prej tyre iu janë dorëzuar tashmë familjeve.

Paralelisht vijon me intensitet puna edhe në sitin e Spitallës, një nga më të mëdhenjtë e rindërtimit, ku ka filluar ndërtimi në 15 lotet e para, një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe Fondit të Abu Dhabit, ku brenda fundit të vitit do të akomodohen gjithashtu familjet e para. /abcnews.al/