Junior: Fitorja erdhi si motivim para derbit. Titulli i vështirë, por kemi objektivat tona

schedule13:35 - 3 Mars, 2022

schedule 13:35 - 3 Mars, 2022

Partizani fitoi me Kukësin me rezultat të thellë 5-0 në “Air Albania”, një takim që demat ishin dominues në çdo aspekt të lojës, me verilindorët që iu nënshtruan edhe dëshirës së të kuqve për të shkuar të motivuar në derbi ndaj Tiranës ditën e shtunë.

Një nga autorët e golave ishte edhe Stenio Junior, i cili ditën e sotme ka dalën në konferencën për shtyp, ku ka folur për fitoren ndaj verilindorëve, ndërsa ka theksuar se është gati për derbin ditën e shtunë.

“Ishte një fitore që e prisnim, një rezultat i madh në favorin tonë. Na shërben për të rikthyer besimin në grup. Erdhi në një moment të mirë, përpara derbit. Besoj se do të luftojmë për të rikthyer fitoren në këtë derbi të së shtunës. Ne kemi objektivin tonë dhe e dimë rëndësinë e fitores në një ndeshje si derbi. Edhe lojtarët duan të fitojnë, si grup, për vazhdimësinë. Deri në këtë moment nuk kemi bërë asgjë, do kërkojmë rezultate për të arritur objektivin e klubit”.

“Objektivi ynë është të renditemi në tre ekipet e para në klasifikim. E dimë që Tirana është shumë larg me pikë, por do të bëjmë më të mirën deri në fund. Nuk mendojmë për Tiranën në këto momente, përqendrohemi në stërvitje, të arrijmë formë të mirë dhe të japim më të mirën në fushë kundër tyre. Edhe ata kanë të njëjtën kohë për t’u përgatitur. Lodhja do të ndikojë, por për të dyja ekipet është njëlloj”.

“Besimi në skuadër në këtë moment është ndryshe. Po kërkojmë rezultate gjithmonë dhe besoj se do të jetë një histori ndryshe kjo derbi”.

“Mendoni ta ndaloni Tiranën? Ne mendojmë për objektivin e Partizanit. Titulli është i vështirë, duhet të jemi të sinqertë me veten. Duhet të përqendrohemi te objektivat tona”, përfundoi Stenio Junior. /f.a/abcnews.al