Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: 227 civilë u vranë dje në Ukrainë, mbi 500 të plagosur

schedule22:17 - 2 Mars, 2022

schedule 22:17 - 2 Mars, 2022

Gjithsej 227 civilë ukrainas janë vrarë deri në mesnatën e 1 marsit, ka thënë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Si pasojë e sulmeve ruse 525 persona janë lënduar, shton deklarata.

Zyra tha se shumica e viktimave civile janë shkaktuar nga armët shpërthyese që kanë një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave dhe sulmet ajrore.

OKB gjithashtu paralajmëroi se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të vonesave të raportimit.

Shifrat e OKB-së vijnë pasi këshilltari presidencial i Ukrainës tha se 2000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!