Tirana mposhti edhe Teutën dhe është gati për derbin kundër Partizanit. Trajneri Orges Shehi, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi:
“Është një fitore e rëndësishme për vazhdimësinë, ishte një ndeshje që vinte pas tre ditëve dhe duhej të harronim shpejt fitoren. E vlerësuam kundërshtarin dhe gjatë lojës iu përshtatem kundërshtarit. Xhixha nuk është në 100% dhe nuk donim ta rrezikonim, kur mori një goditje”.
“Devid nuk shënon? Ai na shërben shumë në manovrën tonë dhe në hapjen e zonave, në luftën e ajrit dhe disa gola kanë ardhur për shkak të kësaj. Kur ti vijë rasti do të shënojë, por edhe kështu po na shërben”.
“Behiratche në stol? Ne edhe në ndeshjen e kaluar menduam ta vazhdojmë me Najdovskin dhe Hoxhallarin, është pjesë e formacionit. Por, varet edhe nga kundërshtari dhe mënyra që kërkohet pak eksperiencë se kampionati është në fazë vendimtare. Behiratche është i rëndësishëm kur futet dhe është pjesë e rëndësishme e Tiranës”. / abcnews.al