Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të draft-rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Shqipëria në OKB për të ndëshkuar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Në një postim në Twitter, kryeministri Rama shprehet se tashmë Rusia ka hyrë në “periudhën e vetmisë” së madhe ndërsa sjell në vëmendje se të vetmet vende që i dolën në krah pushtuesit janë regjime totalitare.
Po ashtu, kreu i qeverisë thekson se vota pro e Rusisë, unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
EDI RAMA NË TWITTER
“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.”
141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. pic.twitter.com/N9xrAYWl5v
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022
Kujtojmë se kundër drat-rezolutës votuan vetë Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia. Rezoluta për ndëshkimin e Rusisë mori 141 vota “pro” në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së, ndërsa në një reagim të bërë më herët, ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi votimin si historik. /abcnews.al/