OKB-ja dënon pushtimin dhe kërkon tërheqjen e Rusisë, cilët shtete i dolën në krah Putinit? Kjo është vota e Serbisë

schedule18:37 - 2 Mars, 2022

schedule 18:37 - 2 Mars, 2022

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.

Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Vetëm 5 vota janë renditur nga ana e Rusisë: – Rusia vetë – Bjellorusia – Eritrea – Korea e Veriut – Siria.

34 abstenime duke përfshirë – Kinë – Indi. Ndërkohë edhe Serbia ka ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.

Është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997. /abcnews.al/