Zbulohet një “shtëpi bari” në Vlorë

schedule13:06 - 2 Mars, 2022

schedule 13:06 - 2 Mars, 2022

Një shtëpi për mbjellje kanabisi është zbuluar nga policia sot në Vlorë.

“Shtëpia e Barit” është zbuluar në lagjen Kushtrimi. Deri më tani janë ndaluar dy persona persona, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Burime bëjnë me dije se për kultivimin e bimëve narkotike në shtëpinë e barit në Vlorë përdorej energji elektrike. Operacioni është duke vijuar nga policia e Vlorës.

Javëve të fundit policia ka zhvilluar një aksion në disa qytete ndërsa kanë zbuluar disa magazina për mbjellje kanabisi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!