Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në deklaratën e tij të fundit është shprehur se Rusia po përballet me “sfidë të madhe” për të hyrë në qytetet kryesore ukrainase, pasi forcat e armatosura dhe civilët pritet të luftojnë armikun me të gjitha mjetet e mundshme.
Mediat e huaja ndër të tjera raportojnë se ai ka theksuar se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të rrethojë qendrat urbane të qyteteve dhe të bombardojë “pa bërë dallim” derisa të mbetet një pjesë e vogël e popullsisë nga e cila mund të marrë atë që ka mbetur.
Ndër të tjera ai ka theksuar se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionë banorëve, do ta bënte pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.
“Pushtimi i një shteti me forcë dërrmuese është një gjë dhe pushtimi i një populli me 44 milionë banorë që nuk të do, është diçka krejt tjetër”./abcnews.al