Kina kritikon propozimin e Japonisë për të pritur programin bërthamor të SHBA-ve

schedule08:16 - 2 Mars, 2022

schedule 08:16 - 2 Mars, 2022

Kina ka reaguar ashpër ndaj komenteve të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili i bëri thirrje Tokios të konsideronte zhvillimin e armëve bërthamore amerikane në vend pas pushtimit rus të Ukrainës, mes shqetësimeve në rritje për agresionin në Tajvan.

Abe tha në një intervistë televizive: “Ne duhet të kuptojmë se si ruhet siguria në botë”

Ai vazhdoi duke thënë, “Ne duhet të shohim opsione të ndryshme se si të mbrojmë Japoninë.”

Lexo edhe: OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe 13 fëmijë

Japonia është i vetmi vend që është sulmuar nga armët bërthamore në Hishorima dhe Nagasaki, megjithatë i është përmbajtur doktrinës dhjetëvjeçare se nuk do të prodhojë, zotërojë apo lejojë armë bërthamore në territorin e saj.

Kryeministri aktual, Fumio Kishida, e quajti propozimin e Abe “të papranueshëm “.

Komenti i Kinës ishte i mprehtë, me një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme që u tha gazetarëve: “Politikanët japonezë përhapin shpesh gënjeshtra për Tajvanin dhe kanë bërë deklarata që shkelin tre parimet bërthamore të vendit.”

“Ne i bëjmë thirrje Japonisë që të reflektojë mbi historinë e saj,” tha ai, duke paralajmëruar Tokion “të bëjë kujdes me fjalët dhe veprimet për çështjet e Tajvanit dhe të ndalojë së shkaktuari telashe”.

Në të njëjtën kohë, Shinzo Abe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund “paqartësisë” në mbrojtjen e Tajvanit, të cilin Kina nuk e konsideron shtet të pavarur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!