“Sulmi rus ndaj Ukrainës ka dështuar”. Kështu shprehet kolonel Dritan Demiraj, njëherësh ish-ministër i Brendshëm.
Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Demiraj tha se luftimet në Ukrainë kanë hyrë në fazan e dytë dhe se Rusia ka dështuar në të parën.
“Ndodhemi në fazan e dytë, dukshëm që faza e parë dështoi. Ushtria ruse ka qenë krejtësisht e papërgatitur. Taktika ka qenë jo e suksesshme. Pra jemi në fazan e dytë”, tha ai.
Demiraj thekson më tej se Putin kishte 8 vite që përgatitej për këtë luftë, që nga viti 2014 kur aneksoi Krimenë. Sipas tij inteligjenca ruse ka dështuar dhe se lufta informative është fituar nga Ukraina. Ish-ministri thotë se pikërisht kjo po e tërbon Putinin.
“Vlen për tu theksuar që Putini së pari është përgatitur për këtë luftë prej 8 vitesh. Ka pasur informacione, jo të duhura në të gjithë territorin nga rrjetet e inteligjencës që rezistenca do të ishte e dobët. Lufta informative ishte një dështim. Narrativa e luftës informative është fituar nga Ukraina. Kjo e ka bërë të tërbohet. Dhe së dyti duket që angazhimi i forcave dhe mjeteve është disa herë më i madh. Në këtë kompleks përdorimi i armëve të rënda është precedent që do të hyjë në historinë e luftërave botërore si krime ndaj njerëzit.
Gjykoj që ka qenë një dështim i shërbimeve të Putinin që informuan repartet. Mënyra e vendosjes ose e lëvizjes së kolonave, pajisjet, ushtrat, mungesa e komunikimit, karburantit, ushqimit. Është e vërtetë që janë përdorur njësitë speciale, por forcat speciale dhe sulmet ajrore u përdorën në objektivat strategjike. Ajo që ishte e papritur për Putinin ishte rezistenca, patriotizmi, lidershipi ukrainas”, tha Demiraj. g.v/abcnews.al