Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se nëse BE-ja nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia do të dëmtohet kredibiliteti i Brukselit.
Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht ka qenë zgjatje e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.
“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët”, ka shkruar Hoxhaj. /Express