Janë apo jo në një lidhje? Popi Kola sqaron njëherë e mirë raportin me Arilena Arën

schedule11:10 - 1 Mars, 2022

schedule 11:10 - 1 Mars, 2022

Raporti që Arilena Ara ka me menaxherin e saj, Popi Kola është diskutuar shumë në media. Përflitej se kishte diçka më shumë mes tyre dhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen duke u prezantuar edhe te familjet si partnerë. Për këtë temë, Popi është pyetur nga Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Ai shpjegoi njëherë e mirë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. “Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit.” tha ai.

Më tej Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.” Ndërkohë, Suada Daci, e cila ishte gjithashtu e ftuar për të folur për sezonin e ri të Style Star, tha se Popi “e ka çuar Arilenën në rrugën që është sot”.

/abcnews.al