Deri në 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka të dielën, sipas një zyrtari lokal. Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës shtetërore të rajonit Sumy, thotë se sulmi shkatërroi një njësi ushtarake ukrainase dhe anëtarët e grupeve të shpëtimit dhe vullnetarët kanë punuar për të nxjerrë trupat nga rrënojat raporton “BBC”.
“Shumë njerëz kanë vdekur. Aktualisht, në varreza po përgatiten vende për rreth 70 ushtarë të vdekur ukrainas,” postoi Zhyvytskyi në Telegram.
“Por armiku gjithashtu merr atë që meriton,” shtoi ai, duke thënë se kishte “shumë trupa rusë” në qytet, të cilat tani po i jepen Kryqit të Kuq. / abcnews.al