Situata në Ukrainë, Biden telefonon liderët botërorë

schedule19:52 - 28 Shkurt, 2022

schedule 19:52 - 28 Shkurt, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me aleatët për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Siç raporton CNN, Biden ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi, kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i Presidentin e Polonisë Andrzej Duda, Presidentin rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Ende nuk kanë dalë detaje çfarë kanë folur liderët. Sakaq, perëndimi ka forcuar sanksionet ndaj Rusisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!