Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për autorin e dyshuar si vrasës i nënës së tij, Nesim Demollari. Të njëjtën kërkesë për masë sigurie kishte bërë edhe prokuroria. Por, i dyshuari Demollari nuk e ka pranuar krimin në gjykatë. Ai ka thënë se nënën e gjeti në korridor të rrëzuar. “Nëna ishte me sklerozë dhe më ngatërronte edhe emrin, kurse unë kisha vite që i shërbeja”, ka pohuar 54 vjeçari para Gjykatës. Ai akuzohet se vrau me sende të forta nënën e tij Nazime Demollari. /abcnews.al
Korçë, arrest me burg për vrasësin e nënës
schedule09:55 - 8 Mars, 2019
schedule 09:55 - 8 Mars, 2019