Të gjithë jemi sy e vesh nga Ukraina, çfarë do të ndodhë pas takimit të delegacioneve ruse dhe ukrainase? A do bien dakord palët për paqe, apo do të vazhdojë Putin planin e tij për të pushtuar Ukrainën?
Takimi i dy delegacioneve është takimi i parë u dy vendeve në tryezë, që nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë më 24 shkurt një datë që do të shkruhet në histori. Megjithatë shpresat për një përparim pas mbylljes së takimit të dy delegacioneve janë të pakta, shkruan BBC.
Lexo edhe: A i frikësohet Putin sanksioneve të perëndimit?
Përpara bisedimeve, Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të tregojë hapur qëndrimin e saj. Negociatorët e Rusisë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të dyja palëve.
KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Delegacioni i Ukrainës përfshin ministrin e mbrojtjes Oleksiy Reznikov, zëvendësministrin e jashtëm Mykola Tochytskyi. Zëvendësministrinrus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin dhe ambasadori rus në Bjellorusi Boris Gryzlov janë gjithashtu pjesë e delegacionit rus./abcnews.al/