Lufta në Ukrainë, pakësohen rezervat e oksigjenit

schedule13:50 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:50 - 28 Shkurt, 2022

Furnizimet jetike të oksigjenit për të trajtuar pacientët e sëmurë me Covid dhe sëmundje të tjera kritike, si edhe të lënduarit nga lufta, po pakësohen në Ukrainë, sipas një deklarate të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan BBC

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet brenda vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, që do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

OBSH tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është në një pikë të rrezikshme,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!