“ROAD GUARD” kap emigrantët në kufi, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

schedule16:27 - 27 Shkurt, 2022

schedule 16:27 - 27 Shkurt, 2022

Goditet një tjetër rast i kalimit të emigrantëve të paligjshëm në kufi kundrejt fitimit. Gjatë operacionit policor “ROAD GUARD”, është arrestuar një 32-vjeçar në Gjirokastër, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka sekuestruar edhe dy makina e dy aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, po nga këto struktura u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. R., 44 vjeç, banues në Përmet, i cili duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar dhe e ka braktisur mjetin në aksin rural Gjirokastër – “Asim Zeneli”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas po transportonte disa emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Vijon puna për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!