Ndotja e Gjanicës në Fier, zbulohet një tubacion i çarë i Albpetrol

schedule15:17 - 7 Mars, 2019

schedule 15:17 - 7 Mars, 2019

Pas disa ditësh investigimi të Abc News, zbulohet shkaktari i ndotjes në lumin e Gjanicës në Fier. Bëhet fjalë për një tub qe shkarkon mbetjet e naftës. Ndërkohë një nga firmat e naftës ne Ballsh është gati te filtrojë mbetjet, në mënyrë që të shmangë ndotjen.

Një javë pas derdhjes masive me hidrokarbure në lumin Gjanica, një burim i mundshëm i ndotjes zbulohet në Ballsh.

Këto tubacione të amortizuara dikur shërbenin për transportimin e naftës në uzinën e Ballshit dhe ndodhen përreth kësaj të fundit. Një arsye e fortë për Tosk Energy që të kërkojë sqarimin e situatës dhe identifikimin e shkaktarëve të vërtetë ndotjes.

Gjanica e ka vendburimin 7 km larg Ballshit. Lumi përshkon Mallakastrën dhe përfundon në Mbrostar ku bashkohet me lumin Seman.

Për Tosk Energy ndotja e Gjanicës mund të ndalet njëherë e përgjithmonë. Një zgjidhje mund të jetë dërgimi i mbetjeve të naftës drejt uzinës me qëllim që kjo e fundit t’i filtrojë përpara shkarkimit në lumin Gjanica.

Shkaktari i ndotjes se një jave më parë i lumit Gjanica nuk u identifikua megjithëse vendndodhja duket qartë. Sasia e madhe e hidrokarbureve ka përfunduar në det por gjurmët ndodhen ende në lumë.

Burime konfidenciale nga Inspektorati Mjedisor në Fierit thanë për  abcnnews se rrjeti i tubacioneve që shërbente për transportimin në rafinerinë e Fierit dhe të Ballshit dyshohet se po përdoret për shkarkimin e  mbetjeve të papërpunuara të naftës në Gjanicë. Pas privatizimit të rafinerive ky rrjet nuk u përdor me për transportimin e naftës me qëllim përpunimi pasi këto të fundit e transportojnë naftën me autobote./abcnews.al