Dy trupa të pajetë u gjetën ditën e sotme në Durrës dhe në Elbasan. Trupi i pajetë që u gjet në lagjen Currila në Durrës, ishte pa kokë dhe pa gjymtyrë. Ende nuk dihet identiteti i tij, por policia sqaron se trupi ishte i dekompozuar dhe se dallgët e kanë nxjerrë në breg të detit. Paraprakisht dyshohet se gjymtyrët janë shkëputur për shkak të dekompozimit. Për të sqaruar dyshimet do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila pritet të saktësojë mënyrën dhe shkaqet e vdekjes. Ndërsa trupi tjetër u gjet në afërsi të fshatit Muriqan në lumin Shkumbin. Banoret e zonës njoftuan policinë, e cila bëri identifikimin e tij. Ai është Ibrahim Çakerri 80 vjeç i cili kishte disa muaj që ishte shpallur i humbur. /abcnews.al
Gjenden dy kufoma të pajeta
schedule15:30 - 7 Mars, 2019
schedule 15:30 - 7 Mars, 2019