Banorët e “5 Majit” protestë para kryeministrisë: Mos rrini në shtëpitë tuaja se do ju arrestojnë

schedule11:32 - 27 Shkurt, 2022

schedule 11:32 - 27 Shkurt, 2022

Banorët e “5 Majit” janë mbledhur sot para kryeministrisë pasi kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe.

Ata shprehen se janë arrestuar pse kanë qëndruar në shtëpinë e tyre. Njëri prej tyre u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në shtëpi por të vendosen në hotele pasi në këtë mënyrë do të jenë akoma më të sigurt.

“Më kanë arrestuar se kam qëndruar te shtëpia ime. Unë nuk e di ku të rri përveç shtëpisë sime. Nuk di ku mund të rrish tjetër përveç shtëpisë. Kini kujdes edhe ju mos rrini në shtëpitë tuaja se do ju arrestojnë. Ikni në ndonjë hotel, me të vërtetë kushton por nuk ju ngacmon njeri. Ne do protestojmë sepse protestat i kemi nisur sepse na kanë thënë se do na nxjerrin nga shtëpia.

 Le të vendosë gjykata kemi të drejtë ne apo gjykata. Unë nuk kam çfarë të bëj më. Unë nuk kërkoj mëshirë. Kam kërkuar dy herë të drejtat e mia. Njëherë për shkollën që nuk ma dhanë dhe sot kërkoj shtëpinë time. Unë kam paguar në mënyrë të rregullt”, thotë banori.

Ai ironizoi lajmin për strehimin e ukrainasve ë vendin tonë duke u shpreh se për qeveria nuk pyet për qytetarët e vendit të saj.

“I vetmi lajm që kemi marrë është që qeveria do strehojë qytetarët ukrainas. Ne nuk kemi vlerë këtu në vendin tonë. Ne na është vënë përpara një kontratë, e kemi lexuar dhe kemi dyshuar. Pyetëm jurist dhe avokatë dhe na thanë nuk ka vlerë”, shtoi ai. /abcnews.al