Rruga “Gjelbërimi” në Durrës, e mbuluar nga mbeturinat

schedule23:32 - 26 Shkurt, 2022

schedule 23:32 - 26 Shkurt, 2022

Rruga “Gjelbërimi” në qytetin e Durrësit është e mbushur plot me mbeturina urbane, duke ia venitur emrin kësaj rruge, e cila ndodhet në zonën e ish-Kënetës.

Banorët tregojnë se kanë vite që e vuajnë këtë situatë, teksa pavarësisht premtimeve të shumta në periudhë zgjedhjesh, askush nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete për këtë problematikë. Këtu jetojnë 42 mijë banorë, të cilët prej kohës së komunizmit nuk kanë parë asnjë investim.

Kanë vite që jetojnë mes ujërave të zeza. Banorët thonë se kanalet që nuk mbyllen nga bashkia janë kthyer në vatra infeksioni. Nga ana e saj, bashkia e Durrësit për ABC tha se nuk ka mundësi financiare për të mbyllur kanalet kulluese, pasi kostoja është shumë e lartë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!