Arvizu: Shumë shqiptarë ndjehen të sfilitur, fajtore qeverisja dhe opozita

schedule13:20 - 7 Mars, 2019

schedule 13:20 - 7 Mars, 2019

Aleksandër Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë deklaron se  aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur. Fajtorë nuk është vetë qeverisja por edhe opozita që nuk i ofron alternativë për të mos ikur nga ky vend është shprehu ish kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë.

Secili e ka bërë detyrën siç duhet dhe nga kush duhet të drejtohet gishti i fajtorit është e vështirë për t’u ndarë sipas ish ambasadorit të shteteve të bashkuara të Amerikës. Për Aleksandër Arvizu, qeveria dhe opozita janë bashkëfajtore për ktë situatë që po kalon vendi, treguesi më i rëndësishëm i pesimizmit të shqiptarëve duket tek dëshira për të ikur- tha ai për televizionin Top Chanel.

“Ka kohë që diçka e tillë ndodh, por duket sikur aktualisht një numër më i madh njerëzish po zgjedhin këtë rrugë dhe kjo është e trishtueshme. Unë besoj se arsyeja që i shtyn të veprojnë kështu, është se ata mendojnë që nuk kanë mundësi në vend, por gjithashtu mendoj se u ka ardhur në majë të hundës edhe me politikën. Mbase mund të thuhet që nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale, dhe mendoj se ky është një faktor, sepse qeveria ka përgjegjësi. Por edhe opozita ka përgjegjësitë e saj, sepse nëse unë jam shqiptar dhe nuk më pëlqen qeveria Rama, do të dua të votoj për opozitën që jeta ime të përmirësohet. Pra njerëzit në vitin 2019 po largohen sepse kanë humbur shpresën në procesin dhe sistemin aktual politik, dhe unë besoj se opozita duhet të reflektojë për fakti që ata vetë janë një pjesë e arsyes që shqiptarët po largohen nga vendi”.

Nuk është zgjidhje djegia e mandateve e as gomave para parlamentit. Pvavërsisht pakënaqësive shqiptarët duhet ta shprehin me votë se cili meriton ti qeverisë sipas ish ambasadorit Arvizu.

“Dhe mendoj që një problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës, që mesa duket quhet djegie e mandateve, duket një sjellje tejet shqiptare. Kurrë nuk e ka dëgjuar këtë më parë. Por ajo që po ndodh duket thjeshtë si taktikë. Është tejet taktike dhe ne mund t’i hyjmë një diskutimi tjetër nëse kjo është një taktikë e mirë apo e keqe. Por me sa duket kjo nuk është e bazuar mbi një strategji. Dhe e gjitha është vetëm taktikë, asnjë strategji taktike, asnjë rrugëdalje”.

A është Lulzim Basha drejtuesi i duhur i opozitës, është një përgjigje që i takon shqiptarëve tha ish ambasadori i shteteve të Bashkuara ndonëse deri dje pritshmëritë e tij personale ishin shumë të larta ndaj liderit të opozitës.

Kur ishit në Shqipëri, në fillim të mandatit tuaj, ju thatë se Z. Basha është një yll i ri që po shndrin në politikën shqiptare. Nuk e di a ju kujtohet kjo deklaratë e juaja. Pyetja ime është…

Arvizu: Po e kam dhënë në ABC News. E mbaj mend mirë atë intervistë, se nuk më lënë shqiptarët ta harroj.

 Pikërisht. Pyetja ime e radhës është: A keni të njëjtin mendim edhe tani për Z. Basha?

Arvizu: Z. Basha ishte kryetar bashkie për një mandat dhe tani është kreu i opozitës prej sa kohësh? 4 apo 5 vitesh? Diçka e tillë. Kjo është një kohë më se e mjaftueshme për të treguar aftësitë drejtuese, për të ndërmarrë nisma; pra për të treguar se e meriton me të vërtetë të jesh kreu. Nuk e di, mendoj se kjo pyetje i duhet drejtuar shqiptarëve; ata duhet të vendosin nëse po bën punë të mirë apo jo.

Si një ish diplomat sot i zhveshur nga detyrat shtetërore këshillon gjetjen e një zgjidhje përmes dialogut pasi ajo që po ndodh aktualisht është thjesht jë lloj déjà –vu-je  të cilën e përmbledh në një fjali të vetme.

“Kjo është politika shqiptare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!