Kumbulla solidarizohet me Ukrainën: Shpresoj të kenë një mundësi të re, siç e kishte familja ime

schedule21:07 - 26 Shkurt, 2022

schedule 21:07 - 26 Shkurt, 2022

Një tjetër futbollist solidarizohet me Ukrainën. Bëhet fjalë për ,mbrojtësin e kombëtares shqiptare i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjet mes Rusisë dhe Ukrainës së ndodhura së fundmi.

Lojtari i Romës shpreson që të gjithë të kenë një mundësi të re ashtu siç kishte edhe familja e tij vite më parë.

 “Një mendim për të gjithë ata njerëz që po vuajnë tani. Shpresoj që kjo të përfundojë së shpejti dhe që të gjithë të përfshirët të kenë një mundësi të re, siç e kishte familja ime”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

/f.a/abcnews.al