Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Dibër këtë të shtunë ka ironizuar ndarjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se është më e mira që ato më mirë të rrinë në shtëpi sesa të dalin me kandidat nga varreja dhe brava.
Rama ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se dibranët njihen se të japin ujë në bisht të lugës dhe se është i sigurtë që me 6 mars do të bëjnë dhe zgjedhjen që u duhet.
Sipas tij është për të ardhur keq sesi ato që e premtuan rrugën e Arbrit nuk e mbajtën dot premtimin, e mira e të gjithëve dhe e kampit është që ato të dy të ikin.
“Nuk mund të angazhohet një milet i tërë për brava apo për varre, keni zgjedhje një kandidat nga vrima e bravës dhe një nga varreja. Unë nuk i njoh dhe nuk kam asnjë problem personal dhe s’dua ti bëj të ndihen keq si persona por janë një i dalë nga brava dhe një bisht varreje. Dibra duhet që të votojë për të zgjidhur hallin a vlen më shumë brava apo duhet më shumë varreja. Lidhja e rrugës është kryesore që të mos vish deri në Klos për 30 minuta dhe të duash një orë nga aty për të ardhur deri këtu, si do e zgjidhni me varre do e zgjidhni apo di i vendosni bravën tunelit. Ndërsa e treta e vërteta është vazhdojmë punën ne, dibranët si ta kenë nuk ka problem, por tani që besoj edhe disa muaj vjen vera dhe tuneli është i hapur të bëjmë lidhjen edhe këto që rrinë te hoteli i Astritit, socialistë e demokratë, të lidhen direkt nga hoteli Astritit në Tiranë, unë mendoj që të bëjmë këtë. Vota e 6 marsit është për këtë punë. Unë i di dibranët se u bë kohë e gjatë për shkak të detyrës.
Kur kam ardhë për herë të parë në Dibër më besoni as nuk kam marr vesh asgjë se çfarë thonë, u bëra top loje, hidh e prit mu. Por gjithë ky tangërlliku i madh me shkuar për një bravë apo me humb për një bisht varreje është e rëndë. Të rrinë në shtëpi fare se e bëjmë ne rrugën., se për të premtuar e premtuan ato.
Nuk e di se ka ardhur ndonjë demokrat fshehtas këtu, është mirë që ti merrni dhe tu thoni se një gjë e tillë nuk shkon për atë që dibranët shquhen. Dibranët të japin ujë në bisht të lugës dhe jo në bisht të varrese, as ujë në vrimë të bravës nuk ka. Edhe për të mirën e atij kampi kush e do atë punë të rrijë derisa të ikin të dy jo njëri, të hapet brava dhe duhet fut varreja në magazinë. Kjo për pak humor se qeshim se nuk qajmë dot”, ka thënë .
Kryesocialisti në fjalën e tij ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e rrugës së Arbrit ku është shprehur se është për të ardhur keq sesi Klosi, dhe pse e duam shumë ja ka parakaluar tashmë Peshkopisë.
Sipas tij është e rëndësishme që projekti i rrugës të shkojë deri në fund dhe ky është objektivi i tyre.
“Meqë e keni pikë të dobët Rrugën e Arbrit dua tu them se vërtet pritet gjatë por tashmë është bërë realitet, mos më kërkoni llogari për ato që ju kanë shaluar në rrena para meje dhe u kanë lënë të prisni me dekada. Nëse ka pas vonesa nga ne nuk i kemi ne në dorë se gjeologjia e tunelit të Murrizit del jashtë parashikimit. Rrugën e Arbrit që e kemi aty duhet që ta sjellim këtu, kam thënë nuk i jemi më të mirët dhe ndodh që mund të kapemi me shpulla por më të mirë se ne jo nuk ka jo. Të sjellim rrugën këtu ky është dhe objektivi se është vërtet, ne Klosin e duam shumë, por që Klosi të parakalojë Peshkopinë është e rëndë, do ta përballojmë edhe disa kohë.
Klosi është si xhep falso, ndërsa Peshkopia ishte destinacioni. Tashmë Klosi është bërë destinacion dhe ju jeni bërë si me thënë do shkoj të marr avionin në Klos, por është vetëm për disa kohë, ne e kemi nisur projekt idenë dhe nuk i ndahemi derisa ta sjellim këtu”, ka thënë Rama./abcnews.al

