Rusia është duke e sulmuar Ukrainën nga të gjitha anët, por marrja e kontrollit të kryeqytetit është vendimtare për Moskën dhe për suksesin e pushtimit rus.
Por kjo mund të përfshijë luftime rrugë më rrugë. Lufta urbane që do thotë humbje të rënda për të dyja palët.
Проспект перемоги зараз. Київ pic.twitter.com/KGQO3eKSqR
— Мілітарний (@mil_in_ua) February 26, 2022
BBC raporton se autostrada për në Kiev është jashtëzakonisht e qetë, me shumë pak automjete që lëvizin në të dy drejtimet, por aty ka shumë dëshmi të luftës.
Në atë autostradë gjendet e shkatërruar edhe një autokolonë e ushtrisë ukrainase, përfshi tre tanke dhe një sistem mbrojtjeje anti-ajrore. Autokolona u godit dje nga një sulm anti-ajror rus.
Këta të fundit nuk po e marrin dot qytetin pavarësisht se është një ndër objektivat kryesorë të sulmit, raporton abcnews.al.
Marrja e Kievit ka rëndësi më shumë se strategjike dhe mesazhi për rusët pasi në këtë mënyrë do të arrinin edhe objektivin e tyre kryesor: Ndërrimin e qeverisë ukrainse, vënien në krye të një presidenti pro-rus dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve që e lidhin vendin me Rusinë.
Не вірте фейкам. pic.twitter.com/wiLqmCuz1p
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Për aq sa kjo nuk ka ndodhur do të thotë se rusët nuk kanë arritur asnjë objektiv madhor të sulmit.
Ministri i Mbrojtjes Britanike James Heappey tha se ata që po luftojnë ukrainasit në rrugët pranë Kievit janë forcat speciale ruse, kurse autokolona kryesore e tyre ndodhet disa kilometra më tej duke pritur që specialët të pastrojnë rrugën. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur. /abcnews.al