Tirana-Laçi është kryesfida e javës në Abissnet Superiore. Dy skuadrat luajnë për vendin e parë, që aktualisht mbahet nga bardheblutë me tre pikë më shumë.
Ndërkohë trajnerët kanë menduar edhe për formacionet që do të zbresin në fushë. Te Tirana Behiratche shkon në stol dhe Najdovksi luan në prapavijë, kurse pjesa tjetër është formacioni i zakonshëm, me ndryshimin që luan Përgjoni dhe jo Ismajlgeci i dëmtuar.
Te Laçi Mund të ketë ndonjë dilemë në sulm, duke qenë se Guindo vjen nga dëmtimi që e la jashtë në ndeshjen e fundit me Kukësin.
Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovksi, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Shehi
Lacci: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Ziko, Shehu, Ujka, Deliu, Akinyemi (Velija), Mazrekaj, Guindo (Akinyemi). Trajner: Josa. /h.ll/ abcnews.al