Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak, raporton Kallxo.com.
Sipas raportimeve, aksioni ka nisur në orët e para të ditës së sotme dhe se atje atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.
Makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak, raporton kallxo.com.
Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare./Express