Rusia bllokon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon pushtimin e Ukrainës

schedule00:38 - 26 Shkurt, 2022

schedule 00:38 - 26 Shkurt, 2022

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj në Ukrainë. Votimi ishte 11 pro, një kundër dhe tre abstenime. Kina, e cila ka refuzuar të kritikojë sulmin e Rusisë, ishte në mesin e abstenimeve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.

Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, po shërben aktualisht si president i këshillit të këtij muaji raporton gazetari Richard Roth i “CNN”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!