Trump nuk pranon të jetë në kopertinën e “Time”

schedule14:00 - 25 Nëntor, 2017

schedule 14:00 - 25 Nëntor, 2017

Revista Time i ka kërkuar për herë të dytë që të jetë njeriu i vitit në kopertinën e saj, por presidenti amerikan Donald Tramp ka refuzuar duke thënë se një herë në jetë mjafton

Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur se mjafton një herë në jetë që të jetë në kopertinën e revistës Time si njeriu i vitit. Në një mesazh në profilin e tij në Tuiter ai shkruan se Reavista Time e kishte telefonuar për ta lajmëruar se ndoshta ai do të shpallej njeriu i vitit, si ndodhi dhe një vit më parë. Për këtë arsye ishte kërkuar leja për një intervistë dhe disa fotografi. Por Tramp është përgjigjur se ndoshta nuk do të ishte një gjë e mirë dhe i kishte falenderuar. Një vit më parë Time i kishte kushtuar kopertinën kreut të Shtëpisë së Bardhë por me një titull jo dhe aq simpatik, ku shkruhej: Presidenti i Shteteve të Ndara të Amerikës./abcnews.al